Ekipet negociatore të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara do të takohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do planifikon që të shkojë në vendin e Lindjes së Mesme të hënën për të takuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.
Pas vizitës së tij, ekipi ukrainas do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët amerikanë.
Udhëtimi i Zelensky në Arabinë Saudite më 10 mars është një vizitë e planifikuar paraprakisht.
Presidenti ukrainas fillimisht ishte planifikuar të takohej me zyrtarë të lartë sauditë muajin e kaluar por ai vendosi të shtyjë udhëtimin e tij për shkak të bisedimeve SHBA-Rusi që u zhvilluan më 18 shkurt, kur Kievi nuk ishte i ftuar.
Zelensky përsëriti se Ukraina është më e interesuara për paqen dhe si prioritet i parë mund të jetë një armëpushim që ndal sulmet ajrore dhe ato detare.
Kreu i shtetit ukrainas tha se vendi i tij është i gatshëm të punojë me partnerët në Shtetet e Bashkuara dhe Europë për paqen.
Donald Trump po ashtu do të vizitojë Arabinë Saudite për rreth një muaj e gjysmë.
Trump dhe presidenti i Ukrainës patën përplasje të ashpra në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt, por që atëherë të dyja palët kanë rifilluar punën për një marrëveshje për mineralet e rralla.
Në fjalimin e tij para Kongresit Trump tha se kishte marrë një letër nga Zelensky, në të cilën udhëheqësi ukrainas tha se ishte gati të ulej në tryezën e negociatave sa më shpejt të ishte e mundur./abcnews.al
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun