
Rangers line up for a team photo during the Europa League last 16 match at the Şükrü Saracoğlu Stadium, Istanbul.
Fenerbahçe është mposhtur nga Rangers me rezultat 1-3 në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Mysafirët e nisën mirë takimin duke shënuar pas shtatë minutash lojë Dessers, shkruan Arbresh.info.
Pas gjysmë ore lojë Djiku barazoi rezultatin 1-1. Mirëpo tre minuta para fundit të pjesës së parë skocezët u rikthyen në epërsi me anë të Cernyt.
Dessers i Rangers shënoi edhe dy herë tjera në minutën 51-të dhe 58-të, mirëpo golat e tij u anuluan për pozicion jashtë loje.
Nëntë minuta para fundit të ndeshjes, Rangers shënoi sërish për 1-3 me anë të Cernyt i cili realizoi golin e dytë personal në këtë sfidë.
Skuadra e Jose Mourinhos është në prag të eliminimit mbetet të shihet në ndeshjen e kthimit në Skoci./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...