Autostrada “Ibrahim Rugova”, e cila ishte mbyllur një ditë më parë për shkak të shembjes së dheut, është hapur tashmë për qarkullim.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Infrastrukturës.
Në njoftim theksohet se ekipi i ministrisë ka punuar pa ndërprer për të larguar dheun e shembur që kishte bllokuar rrugën.
“Ju njoftojme se eshte leshuar per qarkullimin e automjeteve autostrada Vermice-Prishtine, per shkak te shembjes se dheut, mengjesin e dites se djeshme. Ekipet tona kane punuar pa nderprere per largimin e sasive te medha te dheut te shembur ne kete pjese te autostrades, edhe pse shembje kishte pasur edhe gjate dites se sotme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...