Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka mbështetur deklaratën e Dërguarit të Posaçëm të Qeverisë Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, lidhur me formimin e qeverisë së re në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Ambasada e Gjermanisë theksoi se është koha që partitë politike në Kosovë të vendosin interesat e vendit përpara dhe të bashkëpunojnë.
“Në këto kohë të pasigurta, është shumë e rëndësishme që partitë politike ?? të Kosovës të tregojnë përgjegjësi dhe të formojnë me shpejtësi një qeveri stabile. Hapat e shpejtë të Gjermanisë ?? drejt ndërtimit të koalicionit pas zgjedhjeve tregojnë rëndësinë e dhënies përparësi të ardhmes së kombit”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, gjatë një interviste për DW, Manuel Sarrazin theksoi rëndësinë e krijimit të shpejtë të qeverisë në Kosovë për të mundësuar një angazhim të mëtejshëm në dialogun me Serbinë./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...