Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se krijimi dhe esenca e UÇK-së mbështetet te familja Jashari.
Kështu tha ai pas homazheve në Prekaz për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, shkruan Arbresh.info.
“Ata si familje e kanë pasur të mishëruar në zemrat dhe shpirtin e tyre një të vërtetë, që e ka shpëtuar popullin e Kosovës. E kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vet”, ka thënë Konjufca.
Ai ka bërë homazhe bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe personalitete të tjera politike./Arbresh.info/
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...
Qeveria nesër mban mbledhje