Eshtra të njeriut janë gjetur sot gjatë gërmimeve në fshatin Obranqë të Podujevës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Komisioni Qeveritat për Persona të Zhdukur i cili në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, kanë hasur në këta eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Aktualisht, eshtrat e gjetura janë duke u ekzaminuar nga ekspertët e IML-së, me qëllim të identifikimit të saktë.
Këto gërmime u realizuan në bazë të informacionit që qytetarët kishin ndarë në fund të muajit janar, për çka ju jemi mirënjohës.
“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh përkushtimin e tij të vazhdueshëm në zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur dhe inkurajon qytetarët të vazhdojnë të ofrojnë informacione të vlefshme. Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Komisionin”, përfundon njoftimi./Arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...