Shqetësimi kryesor i Rusisë mbetet që të shkaktojë “humbjen maksimale” ndaj Ukrainës, deklaroi ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.
“Rusia po përparon. Armiku po reziston dhe nuk është mundur ende. Shkaktimi i disfatës më të madhe të mundshme ndaj armikut në terren mbetet detyra jonë kryesore sot,” tha Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë .
Medvedev tha se pret që Shtetet e Bashkuara të rifillojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, të cilën e pezulluan të hënën, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet me Uashingtonin.
Kujtojmë se këtë javë presidenti amerikan Donald Trump njoftoi ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën./tch/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...