Franca po punon për rivendosjen e një lidhjeje midis SHBA-së dhe Ukrainës për të arritur një “paqe të qëndrueshme dhe të fortë”, sipas një zëdhënëseje të qeverisë franceze.
Sophie Primas tha se Franca dhe Britania e Madhe kanë propozuar një armëpushim, duke shtuar se ai po diskutohet në “kontekstin e negociatave me Shtetet e Bashkuara”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, propozoi një armëpushim të pjesshëm një-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës “në ajër, në det dhe në infrastrukturën energjetike” gjatë një samiti të liderëve evropianë në Londër të dielën.
Por, zyrtarët dhe ministrat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë theksuar se nuk është ende një propozim i rënë dakord.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic