Të dyshuarit për spiunazh për BIA-n serbe, sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar

08:28 | 5 Mars 2025
E.K

Seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dyshuar për spiunazh në favor të Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), do të mbahet sot.

Seanca do të zhvillohet në Pallatin e Drejtësisë, në orën 13:15.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët dyshohen se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët dhe pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë një masakër./Arbresh.info