Kryeministri Albin Kurti nga Gjilani është pyetur se pse nuk ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale.
Edhe pse Kurti është dashur që sot të shkojë në objektin e Prokuorisë Speciale në Prishtinë, ku është ftuar për herë të tretë, ai ka vendosur të paraqitet në përurimin e një çerdheje në Gjilan.
Lidhur me këtë ka folur vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
‘’Unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të japë dëshminë time, përkundrazi jam i gatshëm edhe interesuar. Në anën tjetër kam shkruar edhe një letër ku ka ofruar oraret kur mund të bëhet dëshmia, unë i mirëpres prokurorinë e shtetit në zyrën time, ka pasur raste edhe në të kaluarën, nuk ka arsye që kjo të mos vazhdohet’’, ka thënë Kurti.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...