Në Japoninë veriore, zjarri më i madh pyjor i tri dekadave ka shkaktuar evakuimin e mijëra personave.
Rreth 2,000 njerëz janë larguar nga zona për të qëndruar te miqtë ose të afërmit, ndërsa mbi 1,200 janë strehuar në strehimore. Zjarri ka djegur më shumë se 5,200 hektarë pyll në Prefekturën Iëate dhe ka shkaktuar dëme në mbi 80 ndërtesa, edhe pse detajet e plota janë ende në vlerësim. Zjarri është shkaktuar pas një periudhe shumë të thatë, me reshje shi më të ulëta se mesatarja për muajin shkurt.
Për të luftuar flakët, janë dërguar mbi 2,000 zjarrfikës nga 14 prefektura, përfshirë Tokion, dhe po përdoren më shumë se 16 helikopterë.
Kryeministri Shigeru Ishiba theksoi se do të merren masa të plota për të parandaluar që zjarri të prekë shtëpitë e qytetarëve. Ndërkohë, ekspertët thonë se, edhe pse është e vështirë të lidhim direkt ndryshimin e klimës me këto zjarre, kushtet meteorologjike që favorizojnë përhapjen e zjarreve janë më të mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike./abcnews.al
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj