Një qytetar në Prizren është kapur nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë, Kuranin.
Pamjet e këtij veprimi janë shpërndar në Facebook nga mediumi lokal RTV Besa, shkruan Arbresh.info.
Ky incident ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit ndërsa veprime të tilla konsiderohen si ngacmime ose alarme të qëllimshme fetare dhe kanë shkaktuar përherë indinjatë tek besimtarët myslimanë.
Kujtojmë që, në janar të këtij viti Salwan Momika, burri që shkaktoi protesta të dhunshme pasi dogji Kuranin në Suedi, u qëllua për vdekje.
E në shkurt të vitit 2025 një person tjetër është akuzuar për krim në Mançester pasi dogji një Kuran./Arbresh.info
I plagosuri në Istog dërgohet në QKUK, Policia jep detaje
Haradinaj: Rryma e shtrenjtë po i dëmton bizneset, pa kushte...
Avokati i Popullit kontakton me homologun izraelit, kërkon g...
Haxhiu: Rrugët nuk janë vetëm asfalt, ato janë lidhje midis ...
FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me n...
Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohet se viktimën e ngarku...