Selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e zgjeruar të lojtarëve për ndeshjet me Ukrainën.
Ndeshjet me Ukrainën i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, përcjell Arbresh.info.
Ndeshja Kosova – Ukraina zhvillohet më 13 mars nga ora 20:15 në Prishtinë, ndërsa ndeshja Ukraina – Kosova është më 16 mars nga ora 18:00 në Klaipeda të Lituanisë.
Në Grupin 6 janë edhe Holanda dhe Ishujt Faroe, me të cilat kombëtare Kosova tashmë e ka luajtur nga një ndeshje. Ndeshjet me Ukrainën vlerësohen vendimtare për kualifikim, ndërsa Kombëtarja pret ndihmë të madhe nga shikuesit.
Kombëtarja grumbullohet të dielën, më 9 mars, në Prishtinë.
Për shkak të lëndimeve Kombëtares i mungojnë Kastriot Jupa, Shaban Zogaj e Arbios Mushkolaj. Në Kombëtare kthehen Arti Luzha e Dominik Palushi, derisa për herë të parë në ekipin e zgjeruar është ftuar aloja e Rahovecit, Mali Luzha./Arbresh.info
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu