Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Lipjan.
Sipas policisë, një person ka raportuar se në shtëpinë e tij është vjedhur një armë me 300-fishekë dhe tri armë gjuetie me 100-fishekë, stoli ari dhe bizhuteri, vlera e të cilave ende nuk dihet, shkruan Arbresh.info.
“VJEDHJE E RËNDË Lipjan 02.03.2025-14:45. Ankuesi kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi ia kanë thyer shtëpinë, ia kanë vjedhur një armë me 300-fishekë dhe tri armë gjuetie me 100-fishekë, stoli ari dhe bizhuteri, vlera e të cilave ende nuk dihet. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Arbresh.info/
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën