Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur agjendën e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ministria ka theksuar se do t’i kujtojë me përulësi sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre heronjve të kombit.
Sipas agjendës, manifestimi i Epopesë së UÇK-së do të fillojë më 5 mars, ku në orën e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë.
Aktivitetet do të kulmojnë më 7 mars, me një program artistik që do të zhvillohet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, për të nderuar kujtimin dhe sakrificat që kanë bërë luftëtarët e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./Arbresh.info/

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...