Presidenti i ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas samitit në Londër kushtuar Ukrainës.
Me anë të një postimi në platformën X, Zelensky është shprehur mirënjohës për të gjithë miqët dhe partnerët për përpjekjen e tyre për të sjell paqe në Ukrainë, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, në postimin e presidentit thuhet se Ukraina po punon me Evropën për për të krijuar një bazë solide për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara
“Samiti në Londër iu kushtua Ukrainës dhe së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Ndjejmë mbështetje të fortë për Ukrainën, për popullin tonë – ushtarë dhe civilë dhe pavarësinë tonë. Së bashku, ne po punojmë në Evropë për të krijuar një bazë solide për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në kërkim të paqes së vërtetë dhe sigurisë së garantuar. Uniteti i Evropës është në një nivel jashtëzakonisht të lartë, i cili nuk është parë për një kohë të gjatë. Ne po diskutojmë me partnerët tanë garancitë e sigurisë dhe kushtet për një paqe të drejtë për Ukrainën. Një sërë takimesh dhe vendimesh të rëndësishme po përgatiten për të ardhmen e afërt. Unë u jam mirënjohës të gjithë miqve dhe partnerëve tanë për përpjekjet e tyre për të sjellë një paqe të qëndrueshme dhe të garantuar në Ukrainë. Forca e përbashkët mund të mbrojë të ardhmen tonë”, ka shkruar Zelensky
The summit in London was dedicated to Ukraine and our shared European future.
We feel strong support for Ukraine, for our people – both soldiers and civilians, and our independence. Together, we are working in Europe to establish a solid foundation for cooperation with the… pic.twitter.com/6CiBZ1HhOA
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 2, 2025
Саміт у Лондоні присвячений Україні й нашому спільному європейському майбутньому.
Відчуваємо сильну підтримку України, наших людей: воїнів та цивільних, нашої незалежності. Працюємо в Європі всі разом, щоб була надійна основа для співпраці з Америкою заради справжнього миру й… pic.twitter.com/oBFWlOHwOL
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 2, 2025
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...