Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e diel në Shqipëri pritet të ketë mot të paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu dhe mjegull në zonat luginore, duke filluar që në orët e para të mëngjesit.
Reshjet do të jenë të karakterit të ulët, përfshirë pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimeve, në zonën e veriperëndimit reshjet mund të jenë të intensitetit mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje të herëpashershme me intensitet të ulët.
Mjegulla, pritet të ndikoje gjatë ditës e cila do të jetë më e dendur në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos në zonat luginore. Reshjet e shiut do të shoqërohen gjithashtu me mjegullinë.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, erë mund të arrijë deri në 10 m/s.
/rtsh.al/
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...