Fenerbahçe ka konfrimuar se Jose Mourinho e ka paditur Galatasarayn.
Trajneri portugez u akuzua për komente raciste pas barazimit pa gola mes ekipeve të hënën.
Supozohet se Mourinho tha për bankën rezervë të Galatasarayt: “Po kërcenin si majmunë”.
Ai po ashtu tha se ndeshja mes rivalëve të vjetër, më mirë që u referua nga Slavko Vincic sesa nga një gjyqtar turk.
Në mbrojtje të trajnerit ka dalur Fenerbahçe, i cili ka thënë se deklaratat e Mourinhos janë nxjerrë nga konteksti.
“Njoftojmë se Jose Mourinho ka inicuar një padi për prishje të moralit, në vlerë prej 1,907,000 lira turke (41 mijë paund), kundër Galatasarayt”, thuhet në njoftimin e Fenerbahçes.
Shuma e kërkuar si dëmshpërblim simbolizon vitin e themelimit të Fenerbahçes.
Pavarësisht tentimeve të Fenerit e Mourinhos, ky i fundit u dënua me katër ndeshje, derisa do të kthehet në bankën e Fenerit më 13 prill.
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...