Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta disa ditë më parë të më të dashurit të tyre, Bajram Qerkini. Ai u shprehu ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe miqve të Bajram Qerkinit, i cili do të kujtohet si shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës dhe simbol të forcës dhe durimit të prindit.
I ndjeri Qerkini, ishte Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, njëherësh edhe përfaqësues i shoqatës së familjarëve në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur. Të hënën e kësaj jave, kryeministri Kurti, i dërgoi familjes një telegram ngushëllimi, në të cilin u shpreh se kontributi i Bajram Qerkinit, do të mbetet në kujtesën tonë kolektive për dedikimin ndaj humanizmit dhe do të shërbejë si frymëzim në përpjekjet për çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë./Arbresh.info/

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...
PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nesër mbledh ...
Kryeziu-Hyseni: Vendimi i Kushtetueses tregon qartë se VV-ja...
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhje...
Foda e Muriqi kërkojnë fitore: Jemi afër të bëjmë historinë