Neymar Junior është hapur për lëvizjen e tij te Barcelona nga Santos në vitin 2013 dhe ka zbuluar se sa shumë dëshironte Real Madridi ta nënshkruante atë.
Pavarësisht se Real Madridi i ofroi atij atë që Neymar pretendon se ishte një ‘çek bosh’, ai donte të bashkohej me Barcelonën.
“Oferta e Real Madridit ishte një çek bosh, ata më thanë se mund të kem çfarë të dua… por unë e doja Barçën me zemër”, ka thënë fillimisht Neymar për Podpah.
Tutje, ylli brazilian ka treguar dallimin mes asaj që fitoi te Barcelona dhe do të fitonte te Los Blancos nëse do të nënshkruante.
“Do të kisha fituar 3 herë më shumë para në Real Madrid. Florentino më ka pëlqyer gjithmonë”.
“Por, Ronaldinho luajti atje dhe unë doja të luaja me Messin”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/
Ademi takon talentin Leon Avdullahu, tregon çfarë biseduan
Mevlan Adili i bashkohet Gjilanit
Aksion në disa lokale në Prizren, policia jep detaje
Punë e rëndë në KEK, pamje si një punëtor del nga brendësia ...
Reagon Arsenijoviq: Nuk kam lidhje me armët, tentativë për t...
Bilbao lëshon deklaratë zyrtare lidhur me shkatërrimin e mur...