Volodymyr Zelensky ka mbërritur këtë të premte në SHBA me një apel personal drejtuar Donald Trump, që të mos braktisë Ukrainën në tentativën e tij për një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Frika më e keqe e Kievit dukej se u zbut disi dje pasi Trump u tërhoq nga karakterizimi “diktator pa zgjedhje” që ai kishte lëshuar javën e kaluar kundër presidentit të Ukrainës.
“A e thashë këtë?” “Nuk mund ta besoj që e thashë këtë”, u tha presidenti amerikan gazetarëve gjatë takimit të tij me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse Zelensky është diktator.
Por edhe pse ai e zbuti qëndrimin e tij ndaj Zelenskyt, Trump refuzoi të jepte garancitë që Starmer donte në emër të Kievit dhe aleatëve të tij evropianë, se SHBA do të mbështeste forcën paqeruajtëse që synojnë të vendosin në Ukrainë nëse do të arrihej ndonjë marrëveshjeje e mundshme paqeje.
Kievi dhe aleatët e tij evropianë e konsiderojnë premtimin e Uashingtonit për përfshirjen ushtarake amerikane vendimtare për të penguar një pushtim të ri rus në të ardhmen, diçka e ngritur nga presidenti francez Emmanuel Macron të hënën dhe kryeministri britanik dje në Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...