Të paktën 47 persona dyshohet se janë bllokuar pas shembjes së një orteku në Himalajet indiane, raporton Sky Neës.
Ngjarja ndodhi pranë një autostrade në rajonin Chamoli të shtetit të Uttarakhand, ku punëtorët ishin të angazhuar në ndërtimin e rrugës.
Policia lokale se të paktën 57 punëtorë ishin bllokuar, por disa u shpëtuan.
“Nga këta, 10 punëtorë janë shpëtuar dhe dërguar në kampin e ushtrisë afër Mana [fshatit] në një gjendje kritike,” tha policia.
Zona në kufirin e Tibetit është 5 km nga tempulli popullor hindu i Badrinathit, i cili vizitohet nga qindra mijëra besimtarë çdo vit./abcnews.al
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...