Një incident zjarri ka ndodhur para pak minutash në një “Mobishop” në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku frigoriferi është përfshirë nga flakët me ç’rast është përhapur zjarri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.
Ai tha se nga zjarri janë përfshirë edhe disa mbeturina, ku për pasojë pronari i lokalit është detyruar të ndërhyjë për ta shuar zjarrin.
Pronari i lokalit ka njoftuar zjarrfikësit në lidhje me incidentin, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar.
Në lokacionin ku ka ndodhur ngjarja kanë dalë edhe njësitet policore.
Ndërkaq,bëhet e ditur se si pasojë e këtij incidenti nuk ka ndonjë person të lënduar apo ndonjë rrezik të mundshëm./Arbresh.info
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...