Një person ka ndërruar jetë në QKUK i cili ishte duke u trajtuar pas një aksident i cili kishte ndodhur ditë më parë mes dy automjeteve dhe një autobusi në fshatin Grashticë të Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se kishte ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve dhe një autobusi me drejtues: një femër dhe dy meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe dy femra kosovarë, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin me 27.02.2025 është raportuar se viktima mashkull i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Arbresh.info
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...