Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX ka konfirmuar se ishte prezentë gjatë bastisjes së Qendrave serbe për Punë Sociale në veri të vendit.
Por, në përgjigje thuhet se ky mision nuk është duke kryer asnjë lloj hetimi penal.
“Ne konfirmojmë se EULEX-i ishte i pranishëm në kapacitetin e tij monitorues gjatë operacionit të përmendur si pjesë e rolit të tij të fuqishëm monitorues. Megjithatë, duhet të jetë e qartë se që nga përshtatja e mandatit tonë në vitin 2018, Misioni nuk kryen asnjë lloj hetimi penal”. Por, EULEX-i ka bërë të ditur se nëse ka ndonjë mangësi serioze gjatë bastisjes dhe mbylljes së Qendrave serbe për Punë Sociale ato do të adresohen.
Tutje, Eulex bënë të ditur se bastisjet janë bërë pasi janë autorizuar me urdhër të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
“Nëse përmes aktiviteteve tona monitoruese të institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, konstatohen mangësi serioze, ne i adresojmë ato me përgjegjësit, duke forcuar llogaridhënien dhe duke zhvilluar rekomandime dhe këshilla për institucionet në fjalë. Pasi që bastisjet të cilave ju referoheni janë autorizuar me urdhër të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, i cili është pajtuar me kërkesën e Prokurorisë Themelore, ju lutemi referojuni kësaj të fundit për informata shtesë”, thuhet në përgjigjen e EULEX./rtv21/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...