Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka vizituar sot Turqinë me ftesë të homologut të tij turk, Hakan Fidan.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani ka falënderuar Fidan për ftesën dhe mikpritjen teksa ka theksuar se të dy vendet qëndrojnë të angazhuar për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
“Bashkëbisedimi ynë riafirmoi partneritetin e fortë dhe në rritje mes Shqipërisë dhe Turqisë, i bazuar plotësisht në respekt të ndërsjellë, bashkëpunim dhe interesa strategjike të përbashkëta. Në një kohë që përgatitemi për takimin e radhës të Nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, ne qëndrojmë të angazhuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të përbashkët si në rrafshin dypalësh, atë rajonal e global”, ka thënë Hasani./Arbresh.info
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...