Ditën e djeshme ka filluar gjyqi ndaj të akuzuarit për vrasjen e ish-boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Huseyin Akkurt i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit mori një lajm të keq pas përfundimit të gjyqit, shkruan Arbresh.info.
Në afërsi të Gjykatës janë dëgjuar të shtëna të shumta armësh në qendër të qytetit Bielefeld.
Raportohet se ka pasur të shtëna me armë dhe pas konfliktit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy nga ta thuhet se ishin familjarë të autorit Akkurt, gjersa më vonë u tha se njëri nga ta edhe ndërroi jetë.
Mediat gjermane tashmë kanë publikuar një video ku shihet një burrë i plagosur në këmbë, ku një dëshmitar okular filmon skenat dramatike që ndodhën para gjykatës rajonale të mërkurën pasdite.
Nga të shtënat thuhet se kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy nga ta thuhet se ishin familjarë të autorit Akkurt, ku më vonë u tha se njëri nga ta edhe ndërroi jetë.
Sa i përket skenës së djeshme një person është arrestuar kurse një të tjetër është në kërkim./Arbresh.info
Im Gerichtsgebäude am Niederwall in #Bielefeld wurde der Mordprozess um den getöteten Boxer Besar Nimani fortgesetzt. Es gibt mindestens zwei Verletzte bei einer #Schießerei direkt vor dem #Landgericht.#remigration#grenzendicht#deutschlandabernormal@DeutscherSchfe3
???✈️ pic.twitter.com/7LCE8KDg5f
— Heimat erhalten! (@Heimat_erhalten) February 26, 2025
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...