Pheniani ka dërguar trupa shtesë në Rusi dhe ka ridislokuar njësi të ushtrisë në rajonin rus Kursk, tha një zëdhënës i inteligjencës së Koresë së Jugut.
“Trupat koreano-veriore, pas një pauze prej rreth një muaji, janë vendosur sërish në vijën e frontit në rajonin e Kursk”, tha burimi, pa dhënë një numër të caktuar.
Megjithatë, sipas një raporti nga agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, këta janë 1,000-3,000 burra, të shtuar në rreth 11,000 që besohet të jenë vendosur atje vitin e kaluar. Në fillim të shkurtit, agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut raportoi se forcat e dërguara nga Koreja e Veriut nuk shiheshin më duke u përfshirë në luftime në rajonin e Kurskut që nga mesi i janarit.
Sipas Kievit, ata u tërhoqën nga zona pasi pësuan humbje të mëdha.
Sot, burimi këmbënguli se personeli ushtarak i Koresë së Veriut ishte “rivendosur” në Kursk, një pjesë e vogël e të cilit mbetet në duart e forcave të armatosura ukrainase pas një bastisjeje të papritur në verë.
As Moska dhe Pheniani nuk kanë konfirmuar deri më sot se personeli ushtarak i Koresë së Veriut është vendosur në territorin rus.
Megjithatë, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes në qershor 2024, si pjesë e një vizite të presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut me ftesë të liderit të saj Kim Jong Un./abcnews.al
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...
Ambasada e Italisë uron Haxhiun e Kurtin: Mezi presim të vaz...
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë