Një incident i rëndë ndodhi të mërkurën jashtë objektit të Gjykatës në Bielefeld të Gjermanisë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.
Gjatë të shtënave me armë zjarri, u plagosën disa persona, mes tyre edhe vëllai i Besar Nimanit. Sipas raportimeve, ai ka marrë një plagë në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gazeta gjermane “Bild” bën të ditur se përveç vëllait të Nimanit, është plagosur edhe babai i të pandehurit për vrasjen e boksierit. Ai dyshohet se është qëlluar në zonën e kraharorit dhe ndodhet në gjendje kritike.
Të shtënat ndodhën rreth orës 13:30, pak pasi kishte përfunduar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Huseyin Akkurt, i cili po gjykohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar.
Policia ka arrestuar një nga të dyshuarit për sulmin, ndërsa një tjetër person mbetet ende në kërkim.
Ngjarja ka tensionuar më tej situatën rreth këtij procesi gjyqësor, i cili tashmë po tërheq vëmendje të madhe publike dhe mediatike.
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...