Barcelona u ndal me barazim 4-4 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të Kupës së Spanjës.
Barça humbi avantazhin në çastet e fundit të takimit, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri Hansi Flick u shpreh i zhgënjyer me rezultatin përfundimtar, por beson se skuadra e tij mund ta arrij finalen.
“Jam i zhgënjyer për golat që pësuam, sepse ishin shumë të lehtë. Megjithatë, jam i kënaqur me mënyrën se si reaguan lojtarët dhe me sulmin tonë. Shënuam katër gola, gjë që tregon cilësitë tona ofensive”.
“Mënyra se si u kthyem në lojë dhe mënyra se si dominuam në disa momente ishte vërtet e mrekullueshme. Kjo tregon se kemi një ekip me shpirt luftarak”.
“Ne do të luftojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi kurrë. Besoj se kemi një shans të mirë për të fituar në ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Flick.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet me 2 prill në “Ëanda Metropolitano”./Arbresh.info
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën