Java e 21-të e basketbollit vazhdon sonte me dy ndeshje mjaft interesante, ku vëmendja kryesore është në Pejë ku ballafaqohen rivalët e vjetër.
Pejanët e presin Bashkimin në palestrën “Karagaçi”, ku pritet një super ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Peja është e pesta në Superligë me 30 pikë nga 20 ndeshje. Bashkimi është i dyti me 34 pikë, sa i ka edhe Trepça në vendin e parë.
Të dy skuadrat humbjet e fundit i pësuan nga Trepça, pejanët u mposhtën në Superligë nga mitrovicasit kurse Bashkimi u mposht në finale të kupës.
Në sfidën tjetër përballen Golden Eagle Ylli me Proton Cable Prizrenin.
Ylli ndodhet në pozitën e gjashtë me 28 pikë, teksa Prizreni ka tre pikë më pak dhe ndodhet në pozitën e fundit.
Të dy këto sfida fillojnë nga ora 19:00./Arbresh.info
Miftaraj ironizon bllokadën politike: Sfilata e 34-të në Kuv...
Pas Limajt edhe Abdixhiku konfirmon takimin: Takim shumë miq...
Kurti: Deputetët e ish-opozitës janë nomadë, qeveria në dety...
Netanyahu zotohet për hakmarrje pasi Irani sulmon një spital...
Zbulohen 591 bimë narkotike në Krujë, arrestohen dy vëllezër...
Hekuran Berisha njofton largimin nga Dukagjini