Pesë persona humbën jetën në një zjarr në një qendër rehabilitimi për përdoruesit e drogës në Meksikë njoftuan autoritetet lokale.
Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e djeshëm në sektorin Tlalpan, në jug të kryeqytetit, dhe shërbimet e zjarrfikësve dhe të ndihmës së parë u mobilizuan menjëherë.
Ekipet e ambulancës që mbërritën në vend morën 11 persona, pesë prej të cilëve kishin ndërruar jetë për shkak të thithjes së tymit. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, ndërsa menaxheri i qendrës dhe katër persona të tjerë do të japin dëshminë përpara prokurorit. Rreth dhjetë persona u shpëtuan dhe disa u dërguan në spitale.
Qendrat e rehabilitimit në Meksikë janë shpesh të menaxhuara nga organizata joqeveritare dhe janë akuzuar për abuzime ndaj pacientëve dhe kushte të pamjaftueshme për trajtimin e tyre./ abcnews.al
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...