Të dielën në palestrën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë Imperium në Bardhosh të Prishtinës, u mbajt turneu i karatesë ‘Fushë Kosova Open 2025’.
Në këtë turne morën pjesë mbi 400 garues ku garuan shtete si Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi.
Klubi i karatesë “Arena” korri fitore të madhe duke dëshmuar se është një ndër klubet më të suksesshme në komunën e Pejës.
Garuesit e klubit “Arena” i sollën qytetit pejan gjithsej 14 medalje nga to: 1 titull kampioni, 4 tituj të nënkampionëve, 9 medalistë të bronztë.
Pas këtyre sukseseve të arritura, kryesia e klubit pejan ka falënderuar stafin e trajnerëve, garuesit dhe prindërit e fëmijëve për përkrahjen./Telegrafi/
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...