Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, priti në një takim zyrtar Komandantin e Komandës së KFOR-it Italian për Rajonin Perëndimor, Kolonel Francesco Errico.
Gjatë takimit, Drejtori Rajonal Pllana e informoi Kolonelin Errico dhe stafin e tij mbi situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi si të qetë, shkruan Arbresh.info.
Ai gjithashtu prezantoi disa nga aktivitetet e ndërmarra nga Policia Rajonale për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve.
Në këtë takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe forcave të KFOR-it Italian, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e sigurisë së përgjithshme në rajon./Arbresh.info/

Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...