Pieter Feith, ish-përfaqësuesi i BE për Kosovën tha se klasa politike në Kosovës nuk duhet ta marrë të mirëqenë mbështetjen e SHBA nën drejtimin e Donald Trump.
Feith në një intervistë për euronews.al u shpreh se administrata e re është duke parë interesin ekonomik mbi gjithçka tjetër dhe në këtë kuadër Serbia është shumë më tërheqëse sa i përket mineraleve që përbëjnë interes për të.
“Kam një këshillë miqësore për klasën politike në Kosovë; mos e merrni mbështetjen amerikane si të mirëqenë nga sot e tutje, gjërat kanë ndryshuar. Në dialogun me Serbinë, Serbia është tërheqëse jo vetëm nga BE por edhe nga SHBA për shkak të mineraleve që përbëjnë interes për SHBA, që ditët e sotme po e sheh të ardhmen përmes Inteligjencës Artificiale. Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se duhet të mbetet fleksibël ku të jetë e nevojshme, sigurisht pa lëshuar interesin kombëtar të saj. Do ishte e mençur që të normalizojë sa më parë marrëdhëniet me Serbinë”, tha ai.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...