Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se janë në diskutime qeverinë amerikane, përsa i përket një fondi që Shqipërisë i është dhënë në parim dhe duhet të konfirmohet.
Ai theksoi se Shqipëria nuk konsiderohet më vend që duhet të bëjë pjesë në ato programe, pasi është një vend i zhvilluar dhe jo i nënzhvilluar.
Teksa i përgjigjej pyetjeve të qytetarëve, Rama u shpreh se në këtë periudhë nuk flasim më për bukë, po për një kategori që ka vështirësi të përballojë jetesën.
“E fundit, jemi patjetër borxhli që pavarësisht proceve, kemi dificite sepse akoma nuk ka mbaruar procesi i dificiteve të pronës. Nuk e kemi akoma ciklin e mbyllur dhe jemi të vetdijshëm që sistemi ka ende korrupsion. Por në planin e BE, një nga kushtet është të përfundojmë ciklin e pronës dhe për këtë na është lënë një afat 2028 si një kohë e vetme, ku çështja do të ketë përfunduar dhe ne do të jemi anëtar të BE. Çerek legalizimi janë bërë, por ka edhe disa mijëra për t’u bërë. Modernizimi i sistemit bën që korrupsioni të tkurret”, tha Rama
Jemi në diskutim me qeverinë amerikane, përsa i përket një fondi që Shqipërisë i është dhënë në parim dhe duhet të konfirmohet. Nuk konsiderohet më Shqipëria vend që duhet të bëjë pjesë në ato programe. Konsiderohet vend i zhvilluar, jo i nënzhvilluar. Nuk flasim më për bukë o zotëri. Flasim për kosto jetese që duhen përballuar vetëm për një kategori. Shqiptarët nuk janë mbajtur asnjëherë si popull që kanë vdekur për bukë që nga koha e Skënderbeut. Madje dhe në luftën italo-greke, ne kemi mbajtur grekun me bukë”, tha Rama./abcnews.al
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...