Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti ndeshjen jubilare, të 100 me fanellën e Mallorcas të hënën mbrëma në La Liga.
Muriqi luajti deri në minutën e 77-të te Mallorca që barazoi 1:1 në udhëtim kundër Sevillas.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 25-të të elitës së futbollit spanjoll.
Një pikë Mallorca e fitoi falë golit të minutave shtesë. Martin Valjent shënoi golin e barazimit në minutë ne 91-të.
Sevilla shënoi golin e epërsisë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Kike Sales shënoi për 1:0. Por Mallorca shënoi në minutën e 91-të për barazimin 1:1.
Mallorca zë vendin e tetë me 35 pikë, kurse Sevilla në vendin e 11-të me 32 pikë.
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë
Rrëshqitje gurësh në rrugën Pejë-Rugovë, vështirësohet qarku...
Bllokohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth, shkak ortekë...
Kaja Kallas i përgjigjet ShBA-së: Evropa ka një standard jet...