Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit, drejtor i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se angazhimi i Qerkinit për fatin e të pagjeturve do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë, shkruan Arrbesh.info.
“Me dhëmbje morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Z. Bajram Qerkini, Kryetar i Shoqatës së të Pagjeturve. Angazhimi dhe puna e tij e palodhur për fatin e të pagjeturve do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qerkini, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe e kanë vlerësuar.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...