Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur numrin total të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe procesin e numërimit të votave deri tash.
Përmes një konference për media të mbajtur në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit të votave në Fushë Kosovës, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se të shtunën në QNR ka filluar skanimi i listës së votuesve nga 2533 vendvotime të rregullta, në të cilat nënshkruhen votuesit që marrin pjesë në vendvotim, raporton Arbresh.info.
“Ju njoftoj se KQZ është duke vazhduar me aktivitet e parapara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Aktet nënligjore. Të gjitha aktivitet që po kryhen nga KQZ kanë për qëllim që të vijnë deri te shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar. Skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para se të nis numërimi i votave me kusht, sepse na ndihmon të sigurohemi që askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe vendvotimet me kusht”, bëri të ditur Elezi.
Tutje, ai shtoi se pasi të kryhen këto procese, do të fillohet me numërimin e votave me kusht, atyre të personave me nevoja të veçanta si dhe votave nga Diaspora.
“Ky proces planifikojmë të fillojë gjatë ditëve në vazhdim. Të dielën në mbrëmje ka përfunduar vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votime jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Ne zakonisht i referohemi si pako të supozuara me fletëvotime, pasi në këtë fazë nuk hapen zarfet, të cilat supozohet se përmbajnë fletëvotime Kjo do të bëhet gjatë procesit të numërimit”, tha ai.
Sipas të dhënave preliminare, Elezi tha se nga procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime jashtë Kosovës, janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërsa janë refuzuar rreth 4900.
Ai tregoi disa nga arsyet e refuzimit të këtyre fletëvotimeve.
“Arsyeja se pse janë refuzuar këto dërgesa postare janë se: Janë dërguar nga persona të cilët anuluar si persona gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovë; u mungon dëftesa e regjistrimit; si dhe janë dërguar më shumë se një herë. Procesi i vlerësimit përfshinë verifikimin nëse pakot e dërguara u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara”, tregoi Elezi.
Ai bëri të ditur numrin e votuesve kosovarë që jetojnë jashtë vendit dhe që ishin regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe mënyrën e numërimit të tyre .
“Gjatë periudhës së regjistrimit, nga 14924 shtetas që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84 mijë e 600 ishin për të votuar përmes postës dhe 20 mijë e 324 të tjerë, ishin regjistruar për votim fizik nëpër përfaqësi diplomatike. Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 15 mijë e 352 votues, ndërkaq nga votimi përmes postës, KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime”, tha ai./Arbresh.info/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...