Largohet nga puna një punëtor i “Trepçës”, i shkaktoi dëm mbi 27 mijë euro

12:53 | 24 Shkurt 2025
E.H

Ndërmarrja “Trepça” njofton se ka larguar nga puna një punëtor.

Në njoftim thuhet se punëtori me inicialet Sh.S ka bërë shkelje të rënda të detyrave të punës si dhe i ka shkaktuar dëm financiar “Trepçës” mbi 27 mijë euro.

“Me datën 24.02.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes Trepça Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme