Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy person të dyshuar për plagosjen e katër personave të tjerë të dielën mbrëma në Jashanicë të Klinës.
Në njoftim thuhet se pas të shtënave më armë zjarri, ku një person u plagos nga arma ndërsa të tjerët u lënduan nga mjetet e forta, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas një pune intensive të policisë është arritur të identifikohen dhe të arrestohen të dyshuarit, përcjell Arbresh.info.
Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar:
• njё (1) armё pistoletё M57
• njё (1) karikator i sё njёjtёs armë
• pesё (5) fishekё kal: 7.62mm
• dy (2) gёzhoja kal:7.62mm
• njё mjet i mprehtë (brisk).
Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar