Tre persona janë plagosur njëri me armë zjarri e dy me mjete të forta të dielën rreth orës 23:00 në fshatin Jashanicë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Arbresh.info se personi i plagosur me armë zjarri është në gjendje të rëndë.
Ai tha se i dyshuari që ka gjuajtur me armë zjarri është larguar nga vendi ku ka ndodhë rasti.
“Rreth orës 22: 42 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë te plagosur, një me armë të zjarrit dy tjerë me mjete te forta, personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore, i dyshuari eshte larguar nga vendi i ngjarjes, i dyshuari që ka shtënë ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Gashi./Arbresh.info/
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...