Prenotime nga e gjithë bota, kryesojnë italianët.
Fundjavat me diell në Durrës u kanë dhënë mundësi vizitorëve vendas dhe të huaj të shijojnë vijën bregdetare, pavarësisht se jemi në stinën e dimrit.
Interesi për bregdetin vijon të jetë i lartë, dhe kjo reflektohet edhe në prenotimet për sezonin e ri turistik.
Njësitë akomoduese janë funksionale, ndërsa turistët vijnë nga e gjithë bota, të kryesuar nga italianët.
Zgjatja e sezonit turistik ndikon edhe në fuqinë punëtore.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa, punonjësit nga diaspora mund të ndihmojnë në plotësimin e mungesave në këtë sektor, duke sjellë një dimension të ri.
Në muajin Prill pritet të mbërrijnë grupet e para turistike që do të akomodohen në Durrës, duke shënuar hapjen e sezonit të ri./Tv Klan

Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...