Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se 3,269 pako me fletëvotime nga diaspora janë refuzuar deri më tani gjatë procesit të vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës. Ky numër ka dalë pas vlerësimit të 54,409 pakove, prej të cilave 51,140 janë aprovuar. Aktualisht, 14,306 pako janë ende në proces vlerësimi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Arbresh.info shpjegoi se arsyet e refuzimit të këtyre pakove janë për shkak të dërgimeve nga persona të anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, mungesës së dëftesës së regjistrimit, dërgimit të materialeve më shumë se një herë dhe dërgimit të më shumë se një fletëvotimi.
“Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 21 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 54,409 pako, prej të cilave janë aprovuar 51,140 ndërkaq janë refuzuar 3,269. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim. Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 14,306 pako me fletëvotime”, tha ai.
Sipas tij, nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime./Arbresh.info
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetje...
Dita e Holokaustit, Ambasadorja Ziv: Antisemitizmi po rritet...
Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...