Një ekip shkencëtarësh kinezë ka zbuluar një koronavirus të ri te lakuriqët e natës, i cili paraqet rrezikun e transmetimit nga kafshët te njerëzit. Ky virus përdor të njëjtin receptor njerëzor si ai që shkakton Covid-19.
Studimi, i publikuar nga “Cell”, është kryesuar nga virologia e njohur Shi Zhengli, e cila ka bërë kërkime të gjera mbi koronavirusët te lakuriqët e natës. Ky studim është realizuar në bashkëpunim me Laboratorin e Guangzhou, Akademinë e Shkencave të Guangzhou, Universitetin e Wuhanit dhe Institutin e Virologjisë në Wuhan.
Origjina e Covid-19 mbetet ende një çështje e diskutueshme, por disa studime sugjerojnë se ai mund të ketë kaluar nga lakuriqët te njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse. Shi Zhengli ka mohuar çdo lidhje të institutit të Wuhanit me përhapjen e pandemisë.
Koronavirusi i ri i përket një linje të HKU5, e cila u identifikua për herë të parë në një lakuriq japonez në Hong Kong. Ai është pjesë e merbekovirusëve, ku përfshihet edhe virusi që shkakton Sindromën e Frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (MERS), shkruan A2 CNN.
Studimi zbuloi se ky virus mund të lidhet me enzimën e konvertimit të angiotenzinës (ACE2) tek njerëzit, ashtu si SARS-CoV-2.
Shkencëtarët raportojnë se ky virus është në gjendje të infektojë qelizat njerëzore dhe indet e kultivuara që imitojnë organet e frymëmarrjes dhe të tretjes. Megjithatë, një studim i mëparshëm nga Universiteti i Uashingtonit dhe Universiteti i Wuhanit kishte arritur në përfundimin se ky virus nuk lidhej në mënyrë efikase me receptorët njerëzorë ACE2. Ekipi i Shi Zhengli ka zbuluar se lloji i ri i virusit është më i përshtatur ndaj ACE2 njerëzor në krahasim me variantin e mëparshëm të HKU5, çka e bën të mundur transmetimin ndërmjet llojeve të ndryshme.
Pavarësisht kësaj, studiuesit theksojnë se efikasiteti i këtij virusi në infektimin e njerëzve është shumë më i ulët se ai i Covid-19. Për këtë arsye, ata sugjerojnë monitorim të mëtejshëm, por nuk e konsiderojnë një rrezik të lartë për popullatën njerëzore.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje