Milos Vuçeviç, kryeministri në detyrë i Serbisë, ka deklaruar se një tërheqje e mundshme e SHBA nga KFOR-i mund t’i bëjë “të ndërlikuara” kushtet e sigurisë Kosovë.
I pyetur nga gazetarët për të komentuar raportet e mediave gjermane se trupat amerikane do të tërhiqen nga baza e Kampit Bondsteel në Kosovë, Vuçeviç u përgjigj se një dalje e mundshme e SHBA nga KFOR-i varej nga një vendim i presidentit amerikan Donald Trump dhe administratës së tij dhe vuri në dukje se Serbia do të vëzhgonte situatën.
“Kjo mund t’i bëjë të ndërlikuara kushtet e sigurisë në Kosovë, dhe të gjitha zhvillimet gjeopolitike në lidhje me Ukrainën si dhe marrëdhëniet mes partnerëve të NATO-s, të gjitha kanë ndikim,” tha Vuçeviç.
“Për ne, kjo është shumë e rrezikshme, dhe ne nuk e dimë nëse Amerika do t’i rialokojë forcat e saj të armatosura në Evropë. Ne do të vëzhgojmë situatën për të vlerësuar se çfarë do të thotë kjo për sigurinë e Republikës së Serbisë dhe serbëve në Kosovë,” tha Vuçeviç.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...