Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

12:25 | 21 Shkurt 2025
K.B

Sot (e premte), në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, me fillim nga ora 12:00, është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Shorti i sotëm ka filluar me shortin e Ligës së Kampionëve, i cili është planifikuar të bëhet para atij të Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.

Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid.

Këto skuadra iu bashkuan Liverpoolit, Barcelonës, ​​Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa përmes fazës ‘play-off’ të kësaj gare.

Ndeshjet më të zjarrta të kësaj faze janë ato mes Real Madrid-Atletico Madrid, Bayern Munich-Bayer Leverkusen dhe Paris Saint-Germain-Liverpool.

Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve
Club Brugge – Aston Villa

Borussia Dortmund – Lille

Real Madrid – Atletico Madrid

Bayern Munich – Bayer Leverkusen

PSV Eindhoven – Arsenal

Feyenoord – Inter

Paris Saint-Germain – Liverpool

Benfica – Barcelona/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale