Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 36-vjetorin e grevës së minatorëve të vitit 1989 në Stan Tërg.
Osmani tha se minatorët e Trepçës janë pishtarë të lirisë, dëshmitarë të guximit dhe krenari kombëtare.
“Më 20 shkurt 1989, në horizontet e minierës së Trepçës, jehoi zëri i fuqishëm i qëndresës shqiptare. Me shpirtin e pathyeshëm, minatorët nisën një grevë urie që tronditi themelet e padrejtësisë. Tetë ditë në galeritë nëntokësore, ata nuk kërkuan pasuri për vete, por të drejtat kushtetuese të Kosovës. Ata protestuan, duke sfiduar një regjim që donte ta shuante identitetin tonë kombëtar”, tha Osmani
Më tej, e para e shtetit tha se greva e tyre nuk ishte vetëm një akt sindikal, por një shpërthim i ndërgjegjës kombëtare.
“Nderim dhe kujtesë e përhershme për minatorët, të cilët ishin dhe mbeten pishtarët e lirisë, dëshmitarë të guximit dhe krenarisë sonë kombëtare”, tha Osmani./Arbresh.info
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...