Gjashtë lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë sot në orët e mëngjesit janë përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë tha për Arbresh.info se në ora 05:45 kanë pranuar informartë për zjarr në lokale te Tregu i Gjelbër.
“Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me të arritur është pa se zjarri kishte shpërthyer dhe kishte përfshirë 6 lokale”, tha ai.
Gashi tutje bëri të ditur se është bërë ndërprerja e përhapjes së zjarrit dhe për një kohë të shkurtër është vënë nën kontroll.
“Aktualisht jemi ne eliminimin e tërësishëm te zjarrit”, u shpreh komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...