Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё ka bërë apel tek tё gjithё pjesëmarrësit nё komunikacion, tё kenë kujdes tё shtuar gjatё lëvizjeve me automjetet e tyre, pasi qё jemi nё sezonin dimёror.
Në njoftimin e policisë theksohet njoftimi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) se në vend ёshtё duke mbretëruar mot i ftohtё, dhe nё rrugё ka ngrica, gjendje e cili do tё vazhdoj edhe ditёt ne vijim, shkruan Arbresh.info.
“Andaj pёr tё parandaluar aksidentet ne komunikacion APELOJMË, tek tё gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion ti përshtaten kushteve te rrugëve dhe shenjave tё trafikut.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Ndaj tё gjithё vozitёsve tё cilёt nuk posedojnë pajisjet dimërore tё caktuara me ligj, Policia do tё merr masa pёr kundёrvajtёsit konform ligjit.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...